Zëvendëskomandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Yevhen Moisiuk, përmes një video u bëri thirrje ushtarëve rus që të dorëzohen, raporton The Guardian, transmeton Gazeta “Enigma”.
“Mendoni pse jeni këtu, për çfarë po luftoni dhe çfarë doni të arrini? Shpresoj se e keni kuptuar se askush nuk ju do këtu dhe nuk ka asnjë arsye që ju të jeni këtu”, theksoi ai.
“Më besoni: kauza jonë është e drejtë dhe ju jeni vetëm një mjet në duart e qeverisë suaj. Ne po ju japim mundësinë që të ktheheni në familjet tuaja dhe të mos humbisni jetën dhe dinjitetin tuaj”, shtoi ai.
Moisiuk u kërkoi atyre të dorëzohen ose të kthehen në shtëpi.
“Lërini armët dhe vendosni duart në ajër, që ushtarët dhe civilët tanë ta kuptojnë se na keni dëgjuar. Kjo do të jetë bileta juaj për shtëpi. Shkoni dhe mbroni vendin tuaj dhe mos e shkatërroni vendin tonë”, tha ai.