Kombëtarja e Kosovës në futboll po e nis një vit jashtëzakonisht të rëndësishëm, në të cilin aspirohet kualifikimi historik në një garë të nivelit të lartë ndërkombëtarë, siç është Kampionati Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Në këtë rrugëtim të ekipit tonë kombëtar, përveç mobilizimit të tërësishëm të FFK-së që nga Presidenti Ademi, e deri tek të gjitha strukturat e saj, barrën më të madhe pa dyshim do ta kenë ata që do të jenë në fushën e lojës, përkatësisht futbollistët, mirëpo në këtë aspekt, futbollistët tanë ndihen të gatshëm për një sfidë të tillë, madje mezi e presin atë