Të martën në Zurich Kosova do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Zvicrës.
Loja do të zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin Letzigrund.
E para nisjes për në Zvicër, “Dardanët”, do të zhvillojnë stërvitjen e fundit nga ora 10:00.
Kosova ndeshjen e fundit me Burkina Fason, arriti ta fitojë me rezultat bindës 5:0.
E veçanta e kësaj ndeshje do të jetë për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Andi Zeqirin që janë me prejardhje nga Kosova.
Ndërkohë, tashmë për shkak të lëndimit të pësuar para ndeshjes së parë, Elbasan Rashani është rikthyer në Francë.