Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja ka rastin të vendosë rekord pikësh sa i përket Shqipërisë në fazën e eliminatorëve në grupe.
Në 5 ndeshje kuqezinjtë kanë grumbulluar 9 pikë dhe projeksioni duke ditur se kemi edhe San Marinon e Andorrën, është që minimumi ta mbyllim grupin me 15 pikë, që është rekord.
Me De Biazin Kombëtarja grumbulloi 14 pikë, me Brigelin 13 pikë, ndërsa me trajner shqiptar është Hafizi me 8 pikë. Nëse do të llogaritej me sistem trepikësh në fitore, Bajko do të ishte më lart.