Loreta Keqekolla nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF deklaroi se si koalicion e mirëpritën vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shumave mujore të parave për fëmijët e vendit.
Ajo u shpreh se KOMF që nga viti 2015 ka dhënë rekomandime rreth shtesave për fëmijë.
“Ofrimi i shtesave për fëmijë është dokumentuar në shumë vende në botë si instrument për zbutjen e varfërisë, prandaj e mirëpresim këtë vendim sepse është i duhur dhe që do të ndikojë në zbutjen e varfërisë dhe në mirëqenien e fëmijëve në Kosovë”.
“Si fillim është iniciativë e mirë që ka filluar të bëhet. Ne po ashtu bëjmë thirrje që të konsiderohet edhe rritja e shumës mujore dhe pse jo edhe të bëjnë ndonjë analizë për familjet që kanë të ardhura më të vogla që të kenë shuma shtesë për fëmijë, por për fillim është iniciativë e mirë dhe e mirëpresim”, tha Keqekolla.