Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka folur për ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor
Ai përmes një konference për media ka thënë se qëndrimi i Bashkimit Evropian është i qartë dhe se nuk ka nevojë për asnjë ndryshim kufijsh.
“Përveç letrës që përmendet, e së cilës i referohen shumë e ne nuk e kemi parë, nuk jemi në dijeni për idetë tjera për këtë dhe e dini shumë mirë pozicionin e qartë të BE-së që e kemi përsëritur shumë herë. Ne nuk jemi në asnjë mënyrë në favor të çfarëdo ndryshimi të kufijve. Duhet ta lëmë këtë çështje të mbyllur një herë e përgjithmonë. Pa marrë parasysh, a do të vijnë letrat apo jo, qëndrimi ynë është shumë i qartë në këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer.
Por, në BE kanë thënë disa herë se nuk e kanë parë një letër të tillë.
Disa shtete të BE-së, e më së shumti Gjermania, janë shprehur kundër ideve të tilla duke i quajtur si të rrezikshme.