Komisioni ftoi Muratin të raportojë për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë

Komisioni ftoi Muratin të raportojë për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ftoi për ditën e premte ministrin e Financave, Hekuran Muratin për të raportuar në komision lidhur me ngritjen e çmimit të bazës tatimore në pronë në 100 për qind.

Komisioni vendosi që mbledhja me ministrin Murati të mbahet të premten në orën 13:30.



Për shtrenjtimin e tatimeve në pronë ka pasur kritika këto ditë nga deputetë të opozitës dhe shumë qytetarë.

Komisioni në mbledhje shqyrtoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikushme, por i njëjti nuk është hedhur në votim.

Related Articles