Komisioni për Integrime Evropiane miraton marrëveshjen me BE-në

Komisioni për Integrime Evropiane miraton marrëveshjen me BE-në

Komisioni për Integrime Evropiane në mbledhjen e sotme e ka miratuar shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje.

Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka prezantuar para deputetëve të këtij Komisioni ku tha se nga instrumenti për reformat dhe rritjen, parashihet që Kosova të përfitojë gjithsej 882.16 milionë euro.

Related Articles