Kompania që ndërtoi gazsjellësin rus paraqet zyrtarisht kërkesën për falimentim

Kompania që ndërtoi gazsjellësin rus paraqet zyrtarisht kërkesën për falimentim

Nord Stream 2, kompania që ndërtoi gazsjellësin rus që lidh Rusinë me Gjermaninë, ka paraqitur zyrtarisht falimentimin, raportoi transmetuesi shtetëror zviceran SRF.

Kompania gjithashtu pushoi nga puna të gjithë punëtorët, duke përmendur sanksionet amerikane si arsyen e kolapsit të kompanisë.

Gjermania kishte pezulluar projektin për një kohë të pacaktuar, pas sanksioneve të Amerikës, që lidhen me fillimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ndërtimi i gazsjellësit ka përfunduar, por ai ende nuk ka hyrë në funksionim.

Related Articles