Janë kompletuar të gjitha skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Fituesi i Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, Llapi sot e preu “biletën” për rrethin tjetër, duke e vazhduar rrugëtimin drejt mbrojtjes së trofeut.
Në fazën çerekfinale të Kupës ndodhen dy skuadrat e Ligës së Parë të Kosovës, Onixi dhe Ramiz Sadiku.
Ndryshe, shorti për rrethin çerekfinal hedhet të enjten nga ora 13:00 në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KËTO JANË SKUADRAT QË JANË KUALIFIKUAR NË ÇEREKFINALE:
GJILANI
ONIX
ULPIANA
RAMIZ SADIKU
DRITA
BALLKANI
PRISHTINA
LLAPI.
/GAZETA ENIGMA/