Komuna e Ferizajt organizon transmetimin e ndeshjes Kosovë–Turqi në sheshin “Adem Jashari”

Komuna e Ferizajt organizon transmetimin e ndeshjes Kosovë–Turqi në sheshin “Adem Jashari”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Ferizaj ka njoftuar se në Sheshin Adem Jashari do të vendoset një ekran i madh LED për ndjekjen e ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Turqisë.

Sipas njoftimit, qytetarët e Ferizaj do të kenë mundësi të mblidhen dhe ta ndjekin së bashku këtë përballje duke filluar nga ora 20:45, në një atmosferë të përbashkët sportive.

Organizimi është bërë nga Komuna e Ferizajt, me synimin që tifozët të përjetojnë emocionet e ndeshjes në mënyrë kolektive dhe të mbështesin Kombëtaren e Kosovës.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në shesh për të krijuar një atmosferë festive dhe për të përkrahur ekipin kombëtar në këtë ndeshje të rëndësishme.

Related Articles