Komuna e Gjilanit miraton kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në këtë vlerë

Komuna e Gjilanit miraton kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në këtë vlerë

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka njoftuar se ka miratuar kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi në pronë deri në vlerën prej 100 eurove.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga vet Komuna, derisa theksohet se ky rekomandim u mbështet nga 27 vota për, një kundër dhe një abstenim.

“Kuvendi Komunal i Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, të drejtuar nga Arianit Sadiku, kryesues, i ka kërkuar Ministrisë së Financave, përkatësisht Departamentit të Tatimit në Pronë që t`i lirojë të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune nga pagesa e tatimit në pronën e paluajtshme në vlerën prej 100 euro për vitin 2023”.

“Ky rekomandim i Grupit të këshilltarëve të LVV, është mbështetur nga Kuvendi me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, kryetari i kësaj Komune, Alban Hyseni ka thënë se komunat nuk do të dëmntohen, pasi pret që qeveria t’ua rimbursojë këtë shumë.

Ndërkaq, nga opozita thanë se do të bëjnë përpjekje shtesë për t’i shtyrë përpara edhe propozimet e saj për pezullimin e rivlerësimit të pronave, faturimin e tatimit sipas vlerës së vitit 2022.

Related Articles