Komuna e Gjilanit ka mohuar akuzat e ish-ushtruesit të detyrës së Shefit të Urgjencës së QKMF-së në Gjilan dr. Leotrim Kurteshi, i cili dha “dorëheqje” të enjten, teksa raportoi një skandal i cili kishte ndodhur në repartin të cilin ai e drejtonte, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një reagimi të gjatë, në emër të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, të publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në Facebook, thuhet se ekzistojnë prova, dokumente, raporte, shkresa e komunikime në formë të shkruar, prandaj aspak nuk qëndrojnë pretendimet e paraqitura për të ashtuquajturën “heshtje” të udhëheqësve të institucionit apo neglizhencë të trajtimit mjeksor.
Gjithashtu, në reagim, cilësohet e çuditshme se si ish-shefi i Urgjencës dha dorëheqje sot, teksa ishte shkarkuar dy ditë më parë nga pozita e tij.
Tutje, në reagim thuhet se menaxhmenti i QKMF-së, ka kontaktuar me familjarët e pacientit të ndjerë të apostrofuar në deklaratë, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë ankesë dhe as nuk do të paraqesin ndonjë ankesë dhe se çdo tendencë për të përdorur rastin e familjarit të tyre për çfarëdo lloj qëllimi, është e papranueshme.
Reagimi i plotë: