Komuna e Prishtinës ka lëshuar lejen përfundimtare pas 10 vjetëve pritje për ndërtimin e xhamisë qëndrore.
Lajmin e kanë konfirmuar nga komuna e Prishtinës. Kjo kërkesë tashmë është miratuar nga Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës ku më datë 13 qershor 2022, ka marr vendim për ta lëshuar lejen e ndërtimit për Kompleksin “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.
Në bazë të vendimit të cilën ua sjell ekskluzivisht NDËRTIMI.info I LEJOHET kërkuesit, Bashkësisë Islame të Kosovës ndërtimi i Xhamisë në Lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës.
Hartimin e dokumentacionit ndërtimore për projektin kryesor të Xhamisë Qendrore në Prishtinë me 2B+2s+P+2G e ka bërë Kompania projektuese “Kavisyapi” nga Turqia me konsulent të Kompanisë projektuese “InTECH: nga Prishtina.
Nëse punimet shkojnë sipas planit, nga Bashkësia Islame e Kosovës kanë bërë të ditur se kjo xhamia do të jetë e gatshme për besimtarët në vitin 2023.
Më 8 tetor të vitit 2012 U vu gurthemeli i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.