Komuna e Suharekës ka vendosur që ta ndihmojë klubin e Ballkanit me 80 mijë euro për sezonin e ri pasi këta të fundit u shpallën kampion për sezonin 2021/2022, shkruan Gazeta Enigma.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është një mbështetës i madh i sportit në Suharekë duke e dëshmuar edhe njëherë se është nga kryetarët e paktë që e ndihmon sportin.
Muharremaj ka vendosur që klubin e futbollit Ballkanin ta ndihmojë me 80 euro për sezonin e ri 2022/2023.
Po ashtu Ballkani do të bëjë gara në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit./GAZETA ENIGMA/