Kuvendi Komunal i Zveçanit, ka votuar sot pro anëtarësimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Për vendimin që ka marr Komuna e Zveçanit ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.
“Me iniciativën e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu si Zubin-Potoku dje, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit sot votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Sipas procedurave vendimet e kuvendeve komunale do të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vlerësim të ligjshmërisë dhe pastaj pritet të dërgohet tek Asociacioni i Komunave të Kosovës për shqyrtim.
Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës më 22 gusht.
Gjatë ditës së djeshme edhe Leposaviqi e Komuna e Zubin Potokut, kanë votuar pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, pas Mitrovicës së Veriut.