Komunat kërkojnë që mësimi të fillojë më 27 shtator, vendimi pritet të merret në fundjavë

Komunat kërkojnë që mësimi të fillojë më 27 shtator, vendimi pritet të merret në fundjavë

Në takimin e sotëm të Kolegjiumit të drejtorëve komunalë të arsimit me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, është diskutuar rreth asaj se a do të filloj viti i ri shkollor apo jo, raporton Gazeta Enigma.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Gazetën “Enigma” se komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator.

“Komunat janë të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator. Kjo u konkludua në takimin e Kolegjiumit të drejtorëve të arsimit në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ibrahimi tha se çdo vendim për secilin skenar të zhvillimit të procesit mësimor, do të merret nga Task Forca Komunale e Arsimit.

Tutje, ai tha se sfidë do të mbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike.

“Sfidë do tëmbetet zëvendësimi i mësimdhënëseve shtatzëna dhe atyre me sëmundje kronike. Kërkohet që Qeveria e Kosovës të miratojë një buxhet shtesë, që të hartohet lista për zëvendësimin e këtyre mësimdhënëseve në mënyrë që të mos humbet mësimi”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndryshe, viti i ri shkollor ishte paraparë të fillonte më 13 shtator, por për shkak të situatës me COVID-19 në vend, u pezullua deeri më 26 shtator.

Ndërsa, ministrja Nagavci ka thënë se deri në fundjavë pritet të merret vendimi.

Related Articles