Nesër me fillim nga ora 10:00, do të mbahet konferenca me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”.
Kjo konferencë është nën organizimin e Presidencës së Republikës.
Si e tillë organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.
E para e vendit, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në këtë organizim. /Gazeta Enigma