Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se konferenca e radhës për ecurinë e çështjes për ish-komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, do të mbahet më 24 mars.
“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, konferenca e njëmbëdhjetë për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të enjten, më 24 mars, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin i cili është dorëzuar sot”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/