FC Malisheva ka konfirmuar transferimet e sulmuesit të krahut, Fidon Hajdari dhe mbrojtësit të majtë, Qlirim Avdullit.
Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht më 19 qershor për arritjen e marrëveshjes mes Malishevës dhe Fiton Hajdarit.
Lajmi i Enigmës u konfirmua tri ditë më herët, duke e prezantuar skuadra e Malishevës, ish-futbollistin e Gjilanit.
Po ashtu Enigma kishte raportuar ekskluzivisht më 21 qershor arritjen e marrëveshjes mes Qlirim Avdullit dhe Malishevës.
Kujtojmë që Qlirim Avdulli në sezonin e kaluar kishte luajtur për skuadrën e Ulpianës.
Pas konfirmimit të trajnerit Arsim Thaqi, këto janë dy transferimet e para të skuadrës së Malishevës për sezonin 2022/2023./GAZETA ENIGMA/