SC Gjilani ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Baton Zabërgja nga Drenica.
Baton Zabërgja ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me skuadrën e SC Gjilanit me mundësi vazhdimi.
Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht më 20 qershor për transferimin e Baton Zabërgjes te Gjilani.
Në edicionin e fundit, futbollisti vushtrrias me “kuqezinjtë” e Drenicës është paraqitur në 32 ndeshje, ku ka arritur t’i realizojë 4 gola dhe 5 asistime.
Kujtojmë që më parë 21-vjecari ka mbrojtur edhe ngjyrat e Vushtrrisë. Gjithashtu është paraqitur edhe ne gjashtë ndeshje më Kombëtaren e Kosovës U21./GAZETA ENIGMA/