Ashtu siç ka raportuar Gazetar Enigma javë më parë, Ferizaj ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit, Edon Sadriu.
Sulmuesi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e sapoinkuadruar në elitën e futbollit kosovar.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi ferizajas përmes njoftimit në faqen zyrtare.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin ferizajas Edon Sadriun, i cili ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar.
Sadriu ishte pjesë e Llapit nga Podujeva në dy sezonet e fundit, ku pati paraqitje mjaft të mira duke arritur të fitonte dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën, ndërsa më parë ishte pjesë e SC Gjilanit dhe KF Vitisë./Gazeta Enigma/.