Konfirmohet lajmi i Enigmës, Gentrit Dumani transferohet te FC Prishtina

Konfirmohet lajmi i Enigmës, Gentrit Dumani transferohet te FC Prishtina

Klubi Futbollistik “Prishtina” ka njoftuar opinionin se ka arritur marrëveshje me Gentrit Dumanin.

Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me skuadrën prishtinase.

Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht në muajin kaluar për këtë lëvizje.

Dumani së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Malishevës.

Kujtojmë që Dumani edhe më parë ka luajtur për Prishtinën, kurse gjithashtu ka mbrojtur edhe ngjyrat e Drenicës, Flamurtarit dhe Fushë Kosovës.

Më poshtë e gjeni njoftimin e klubit: /Gazeta Enigma/

Related Articles