Konfirmohet lija e deleve në Suharekë/ AUV-i me masa urgjente në të gjithë vendin

Konfirmohet lija e deleve në Suharekë/ AUV-i me masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Komunës së Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes infektive “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/Goat Pox)”, një sëmundje që prek bagëtinë dhe konsiderohet e rrezikshme për sektorin blegtoral.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), e cila ka njoftuar se konfirmimi është bazuar në analizat laboratorike të realizuara nga vetë institucionet e saj,

Sipas njoftimit zyrtar, mostrat e marra nga terreni dhe të analizuara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vërtetuar praninë e kësaj sëmundjeje në fermat e zonës së prekur.

Related Articles