Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar dëshmi të reja për ndërlidhjen e Serbisë me terroristët serbë që sulmuan policët të dielën.
Në një postim në Facebook, ai ka publikuar një dokumet që thotë se është vërtetim se Ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit terrorist lansuesin e granatave, i cili u zu nga Policia e Kosovës.
“Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, shkroi ai.