KF Dukagjini ka njoftuar se për vazhdimin e kontratës të 16 futbollistëve dhe afrimin e Vlerson Berishës nga akademia e klubit.
Po ashtu skuadra nga Klina ka njoftuar edhe për largimin e disa futbollistëve.
Gazeta Enigma kishte raportuar ekskluzivisht më 26 qershor se klubi ia kishte vazhduar kontratat këtyre futbollistëve: Altin Merlaku, Altik Muhaxhiri, Kenan Haxhihamza, Arber Shala, Ardin Dallku, Ilir Syla, Elton Basriu, Ahmed Januzi, Met Millaku.
Lajmi i Gazetës Enigma u konfirmua sot më 11 korrik nga klubi i Dukagjinit ku zyrtarizuan vazhdimin e kontratave më 16 lojtarë.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të KF Dukagjinit:
Njoftim zyrtar për media!
Kemi kënaqësinë t’ju informojmë për ndryshimet rreth klubit të Dukagjinit, vazhdimet e kontratave të boshtit kryesor ne skuadër, huazimin e dy futbollistëve dhe largimet që janë bërë në klubin tonë.
Kontratën e kanë vazhduar këta futbollistë: Altin Merlaku, Altik Muhaxhiri, Kenan Haxhihamza, Arbër Shala, Ardin Dallku, Ilir Syla, Elton Basriu, Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti Melos Zenunaj, Vitor Hugo, Labinot Jashanica, Rion Selimi, Met Millaku, Granit Elezaj dhe Henry Chibueze. Ndërsa nga akademia e klubit është bashkuar Vlerson Berisha.
Ndërsa largimet me marrëveshje të dyanshme, që njëkohësisht i falënderojmë për bashkëpunimin, janë: Stefan Nikolic, Victor Lindenberg, Bujar Shabani, Mark Milicaj, Donat Hasanaj, Mentor Zhdrella, Dren Gashi, Jean Carioca dhe Liridon Palushaj, për arsye familjare.
Gjithashtu janë huazuar dy futbollistët e rinj: Art Zenunaj dhe Abedin Merlaku.
Ndërkohë, rreth përforcimeve të reja do të njoftoheni shumë shpejt.