Konfirmohet se Neymar do të nënshkruaj kontratë të re me PSG

Konfirmohet se Neymar do të nënshkruaj kontratë të re me PSG

Paris Saint-Germain do të konfirmojë rinovimin e kontratës së Neymar sot, kështu shkruan gazetari i njohur Italian, Fabrizio Romano.

Braziliani do të vendosë në letër një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2026, dhe kështu përfundimisht i shuan zërat se do të kthehet në Barcelona.

Gazetari italian ka dhënë edhe detaje nga kontrata e brazilianit, ku ai parashihet t’i merr rreth 30 milionë euro në vit me Parisin.

Sulmuesi do të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2026 dhe do të marrë edhe bonuse të tjera, shkruan Gazeta Enigma.

Postimi i gazetarit italian në Twitter.

Related Articles