Ndeshja Manchester City – Chelsea mund të përcaktoj kampionin e ri të Premier Ligës

Ndeshja Manchester City – Chelsea mund të përcaktoj kampionin e ri të Premier Ligës

Para se të përballen në finale të Ligës së Kampionëve, Manchester City dhe Chelsea do të testojnë njëri-tjetrin sonte në Premierligë.

Në orën 18:30, tifozët e të dyja skuadrave do të përjetojnë emocione të veçanta para finales së Champions League.

Ashtu si ajo finale, edhe kjo sonte llogaritet si një e tillë.

Manchester City kërkon që të shpallet kampion që sot në Premierligë, derisa Chelsea nuk dëshiron t’i mbajë shpresat te Championsi për të marrë pjesë edhe sezonin e ardhshëm dhe i duhet sonte patjetër fitore për të qëndruar në top katërshe.

Në përgjithësi, për Pep Guardiolën dhe Thomas Tuchel do të jetë një sfidë testuese dhe përgatitëse për finalen e madhe të 29 majit, raporton Gazeta Express.

Formacionet e mundshme:

MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Joao Cancelo, Ruben Dias, Laporte, Mendy; Rodri, Gündoğan, De Bruyne; Mahrez, Agüero, Sterling.

CHELSEA (3-4-2-1): Mendy; Zouma, Thiago Silva, Rüdiger; James, Jorginho, Kanté, Alonso; Mount, Pulisic; Havertz.

Related Articles