Gazetari amerikan, Steve Herman ka njoftuar se është konfirmuar takimi mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Herman përmes një cicërime në Twitter tha se takimi do të mbahet të dielën.
“Një zyrtar i lartë i SHBA-së konfirmon takimin e së dielës të caktuar Joe Biden dhe Tajip Erdogan”, thuhet në postimin e tij.
Kujtojmë se mediat e huaja, javë më parë kanë shkruajtur se Erdogan e akuzoi SHBA -në për mbështetjen e “organizatave terroriste”, në vend që t’i luftonte ato.
Madje Erdogan u kishte thënë gazetarëve se kishte arritur të punonte mirë me ish-liderët amerikanë, por jo me Bidenin deri më tani./Gazeta Enigma/
US senior official confirms Sunday meeting set between @POTUS and @RTErdogan.— Steve Herman (@W7VOA) October 30, 2021