Të enjten, Dogana e Kosovës ka njoftuar se me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren ka zhvilluar një aksion ku edhe ka konfiskuar telefona celular dhe pajisje përcjellëse, raporton Gazeta Enigma.
Pas hetimit disa mujor njësitet e Doganës së Kosovës kanë bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Prizren ku është dyshuar se mbahen mallrat të kontrabanduara.
Me këtë rast është gjetur mall i ndryshëm (telefona celular, pjesë rezervë për telefona dhe aksesorë) pa origjinë / dokumentacion përcjellës, pra është kontrabanduar.
“Pas vlerësimit të mallrave është konstatuar se vlera e mallrave është 72,179.26 euro, derisa shmangiet nga detyrimet doganor janë 21,509.41 Euro”, thuhet në njoftimin për media.
Me këtë rast, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë ndaluar për 48 orë tre të dyshuar.
“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe me qytetarët, do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllim të parandalimit të veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.” / Gazeta Enigma.