Hartuesit policorë së bashku me inspektorë të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Inspektorin Sanitar dhe zyrtarë të ATK-së, të martën në ora 10:15, në fshatin Zahaq të Pejës, kanë kontrolluar një biznes ku është gjetur mish me afat të skaduar.
Në mesin e produkteve të mishit me afat të skaduar është gjetur mish i gjedhit, i peshkut, i pulës me origjinë të prejardhjes nga Brazili, Italia dhe Polonia.
Sasia e mishit me afat të skaduar është dërguar për t’u asgjësuar. Në deponinë e mbeturinave është bërë matja e mishit, pesha e përgjithshme e të cilit ishte: 36 mijë e 180 kilogramë.
“Hetuesit e NJRHKEK-Pejë, rastin e kanë trajtuar në koordinim me prokurorin. Me këtë rast janë arrestuar të dyshuarit: A.H., (menaxher kryesor i pesë njësive të biznesit afarist) dhe A.A., (zv menaxher i depos). Mbi të arrestuarit rëndon dyshimi se kanë kryer veprën penale: ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimor’”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuar A.H., është ndaluar për 48 ore ndërsa i dyshuari A.A., është lëshuar në procedurë të rregullt.