Kongresisti amerikan: SHBA-ja s’ka mik më të mirë në Europën Juglindore sesa Kosovën

Kongresisti amerikan: SHBA-ja s’ka mik më të mirë në Europën Juglindore sesa Kosovën

Kongresisti demokrat amerikan, Ritchie Torres, e ka uruar Kosovën me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë, duke thënë se SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Europën Juglindore se Kosovën, shkruan Gazeta Enigma.

Torres gjatë një fjalimi në Dhomën e Përfaqësuesve ka thënë se Kosova gjatë kësaj periudhe ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja ka vend të veçantë.

“Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës, SHBA-ja ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”, ka thënë Torres gjatë fjalimit të tij.

Sipas tij, ka ardhur koha që Kosovës t’i jepet respekti dhe njohja që kërkon.

“Ka ardhur koha që Kosovës t’i jepet respektin dhe njohjen që një shtet i pavarur meriton”, ka shtuar ai, teksa ka folur për njohjet që kërkon Kosova në arenën ndërkombëtare, përfshirë integrimin në NATO dhe BE”, ka shtuar Torres./GazetaEnigma/

Related Articles