Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, para selisë së partisë së Lëvizjes Vetëvendosje! nuk ka pranuar të prononcohet para mediave, shkruan Enigma.
Aty, ai iu ka thënë mediave të pranishme se do flasin pas orës 23:00
Sipas matjeve dhe sondazheve të ndryshme të porositura nga mediumet kosovare, VV-ja del afër 40%, PDK afër 23%, ndërsa LDK-ja afër 20%. AAK-Nisma pritet të kalojnë pragun sipas këtyre sondazheve, ndërsa Koalicioni për Familjen e ka të dyshimtë kalimin e pragut.