Konjufca homazhe në nderim të Kongresistit Engel

Konjufca homazhe në nderim të Kongresistit Engel

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka qenë i pranishëm dje në New York, ku ka bërë homazhe në nderim të Kongresistit Eliot Engel.

Konjufca tha se lamtumira e fundit për Engel, ishte edhe një moment për të nderuar jetën dhe veprën e tij.

“Ishte një moment për të nderuar jetën dhe veprën e mikut të madh të shqiptarëve e të Kosovës, i cili për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi”.

“Lavdi jetës dhe veprës së mikut tonë të madh. Kontributi i tij është në themel të miqësisë sonë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!” .

Related Articles