Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Presidentin së Maltës, George Vella, ku u fol për raportet dypalëshe dhe proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova.
Në takim, përveç çështjeve tjera, u bisedua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
Kryeparlamentari Konjufca kërkoi nga Malta mbështetje për liberalizimin e vizave.
“Malta, tha Kryetari Konjufca, është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ne jemi përherë mirënjohës për njohjen, por edhe për përkrahjen e palëkundur drejt të ardhmes në BE dhe anëtarësimin në organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Duke kërkuar nga shteti mik i Maltës vazhdimin e mbështetjes për agjendën evropiane të Kosovës, përfshirë edhe liberalizimin e vizave, Kryetari Konjufca nënvizoi se qytetarët tanë janë të vetmit në Evropë të cilët ende nuk mund ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë”, ka thënë Konjufca.