Konjufca: Kosova s’është e obliguar ta bëjë Asociacionin nëse s’ka njohje Serbia

Konjufca: Kosova s’është e obliguar ta bëjë Asociacionin nëse s’ka njohje Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë për Zërin e Amerikës se nëse koncepti i vetmenaxhimit nuk ndërtohet mbi marrëveshjen e Ohrit, atëherë as Kosova s’ka obligim që të bëjë hapa në drejtim të Asociacionit.

Kështu sipas tij, nuk ka arsye që Kosova ta formojë Asociacionin nëse nuk merr njohje nga Serbia.

“ Nëse koncepti i vetëmenaxhimit nuk ndërtohet në një marrëveshje siç ishte ajo e Ohrit, që të jetë me njohjen e Kosovës, atëherë Kosova nuk ka kurrfarë obligimi që të bëjë hapa në drejtim të asociacionit. Në asnjë mënyrë. Pse? Sepse mendoj që nëse e hiqni njohjen nga ekuacioni i relacionit me Serbinë dhe nëse mbetet vetëm asociacioni, ky do të jetë një mekanizëm shumë i manipulueshëm dhe dhumë i shfrytëzueshëm në mënyrë negative nga ana e Serbisë për ta goditur Kosovën. Ne e dimë që ky asociacion do të përbëhej prej përfaqësuesve serbë, të cilët do të mund t’i kontrollonte ndonjë parti politike drejtpërdrejt nga ana e Vuçiçit dhe ata do ta ndërtonin asamblenë e këtij asociacioni”, ka thënë ai.

Related Articles