Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se propozimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që u propozuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel është vetëm në tavolinën e diskutimeve.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se kësaj here është menduar që të jetë i pranueshëm edhe për Kushtetutën e Kosovës.
“Është vetëm në tavolinën e diskutimeve duket që kësaj radhe e kanë shkruar ndryshe që me qenë gjithçka në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Por prapë se prapë edhe që mund të mos duken që janë në shpërputhje me Kushtetutën mund të argumentohen në atë mënyrë nga ana jonë sepse është shumë shumë proces i ndërlikuar të krijosh një institucion që ti e quan publik në Kosovë e do të merret me çështje që në kuptimin etnik mund të interpretohen si serbe është problem kjo nuk e lejon Kushtetuta e jonë”.
“Mendoj se do të zgjasin këto, pjesa kryesore e tyre nuk do të jetë pjesë e negociatave me Serbinë, mendoj se do të ketë diskutime me bashkësinë ndërkombëtare, me Serbinë nuk kemi çfarë e bisedojmë një çështje të brendshme, Kosova nuk ka si të shkëputet prej një obligimi ndërkombëtar që e kanë bërë”.
“Shqetësimi ynë është qysh një qeveri është ulur dy vite pas 2013-ës e kanë bërë një dokument me Serbinë skandaloz që e ka rrëzuar Kushtetuta, edhe tash ka mbet vetëm obligimi burimor, obligimi burimor është ai i 2013-ës ekziston është marrëveshja që është ndërkombëtare, ia kanë dhënë formën e marrëveshjes ndërkombëtare është votuar në Parlamentin e Kosovës”.
“Neve nuk na pëlqen e kemi kritikuar, tash qysh me ia gjet asaj modusin që edhe të themelohet edhe mos me bë dëme, unë mendoj që nuk është çështje e lehtë, këtë e pranon gjithkush, nuk mundesh të shkruash një dokument dhe të përfundohet, nuk bëhet kështu do të jetë një proces i gjatë, derisa të pastrohet prej të gjitha dyshimeve, mendoj që nuk është lehtë do të merr kohë”, ka thënë Konjufca.