Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në hapje të seancës ju shprehu ngushëllime të katër viktimave që vdiqën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të mërkurën mbrëma.
Konjufca uroi që ky rast të jetë i fundit për Kosovën.
“Mbrëmë të gjithë u tronditëm nga humbja e jetës së katër të rinjve në aksidentin tragjik. Ne ju shprehim ngushëllime familjeve. Qoftë ky rast i fundit për Kosovën”, tha Konjufca
Në aksidentin ku ishin të përfshira tre vetura, u lënduan edhe dy persona të tjerë, në mesin e tyre edhe një grua shtatzënë.