Konjufca pret në takim deputetin e vetëm shqiptar në Serbi

Konjufca pret në takim deputetin e vetëm shqiptar në Serbi

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca e ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Kamberi ka njoftuar se do të garojë sërish si deputet në parlamentin serb, ndërsa Konjufca e ka quajtur të guximshëm.

“Pata nderin ta pres në vizitë deputetin Shaip Kamberi. Guximi dhe vendosmëria e tij duhet të jenë shembull edhe për të tjerët.  Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë. Këtë shtypje e ka demaskuar në kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi”, shkroi Konjufca në Facebook.

Po ashtu, kryekuvendari tha se mbështetja e Kosovës do të rritet më shumë për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegje.

“Mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku”.

Related Articles