Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Presidentin e Maltës, George Vella.
Mësohet se nuk do të ketë deklarime pas takimit.
Ndërkaq, presidenti maltez u takua edhe me homologen e tij Vjosa Osmani, me të cilën dolën në një konferencë për medie pas takimit.
Në atë konferencë Vella ritheksoi mbështetjen e Maltës për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe liberalizimin e vizave.