Konjufca: Tronditëse dhe e çuditshme se si bashkësia ndërkombëtare e toleron Vuçiqin

Konjufca: Tronditëse dhe e çuditshme se si bashkësia ndërkombëtare e toleron Vuçiqin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se është  tronditëse dhe e çuditshme se si prej vitit prej vitit 2012 bashkësia ndërkombëtare e ka aplikuar vërtetë një tolerancë shumë të lartë dhe një mirëkuptim të pakuptueshëm ndaj Vuçiqit.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai shtoi se ata e vlerësojnë presidentin serb si një njeri me të cilin mund të bësh marrëveshje, mund të hysh në ujdi ekonomike dhe mund të shpresohet në të në siguri.

“Këto kanë qenë tre parametra të cilat e kanë karakterizuar vlerësimin e bashkësisë ndërkombëtare për Vuçiqin, dhe për këtë arsye nuk është sanksionuar pushteti i tij, përkundrazi është parë me njëfarë simpatie. Mua më kujtohet edhe me biseda me ndërkombëtarë. Kjo për mua ka qenë tronditëse, edhe e çuditshme gjithmonë”, u shpreh Konjufca.

Related Articles