Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.
Ai e ka uruar myftiun Naim Tërnava, me rastin e kësaj feste.
Konjufca me këtë rast e ka vlerësuar lartë punën e BIK-ut.
“Erdhëm këtu për ta uruar Bajramin e Fitërit, një festë për të gjithë besimtarët mysliman. E falënderova për kontributin e çmuar, e në veçanti për solidaritetin me skamnorët”.