Konjufca: Zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të tërmetit në Turqi

Konjufca: Zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të tërmetit në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar Turqinë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi qindra viktima.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme.

LEXO EDHE: Presidentja Osmani solidarizohet me popullin turk: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së

“I pikëlluar thellë për përmasat tragjike të termetit, që goditi sot Turqinë në orët e hershme të mëngjesit. Nga njoftimet e deritashme bëhet e ditur se qindra njerëz kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme materiale të pallogaritshme. Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të termetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve”.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z.Mustafa Şentop”, ka shkruar Konjufca.

Related Articles