Kontrabanduan emigrantë, arrestohen shtatë të dyshuar

Gjykata Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Policisë Kufitare, kanë  arrestuar shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’ në katër lokacione, dy në Fushë Kosovë dhe dy në Mitrovicë.

“Mbrëmë, më 19.06.2023, disa nga të dyshuarit të cilët ishin duke u hetuar nga Departamenti i Kufirit, janë përfshirë në një rast në Prishtinë. Pas kësaj, prokurori i PTh-Prizren, në koordinim me gjykatësin e procedurës paraprake, kanë lëshuar urdhër verbal për kontrolle në katër lokacione dy në Fushë Kosovë dhe dy në Mitrovicë. Gjatë operacionit policor, janë arrestuar shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale‘kontrabanda me emigrantë’, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Zyrtarë policorë nga Sektori i Hetimeve-Departamenti i Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prizren, nga muaji mars 2023 kanë zhvilluar hetime ku janë aplikuar edhe masat e fshehta-teknike të hetimit ndaj disa personave nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në veprimtari penale ‘kontrabanda me emigrantë’.

Mbrëmë, më 19.06.2023, disa nga të dyshuarit të cilët ishin duke u hetuar nga Departamenti i Kufirit, janë përfshirë në një rast në Prishtinë. Pas kësaj, prokurori i PTh-Prizren, në koordinim me gjykatësin e procedurës paraprake, kanë lëshuar urdhër verbal për kontrolle në katër lokacione dy në Fushë Kosovë dhe dy në Mitrovicë. Gjatë operacionit policor, janë arrestuar shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale‘kontrabanda me emigrantë’, thuhet në komunikatë.

Të arrestuarit janë një palestinez, dy sirianë, një algjerian, dy libanezë dhe një shqiptar. Dyshohet se personat e arrestuar kanë organizuar kontrabandën me emigrantë duke përdorur Kosovën si vend transit.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit dhepërkthyesit ligjor dhe më pas, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Related Articles