Masat e miratuara nga Qeveria kanë hyrë në fuqi nga e premtja.
Në kryeqytet numër i madh i zyrtarëve policorë kanë kontrolluar mjetet e transportit për të parë se a po respektohen masat.
Policia ka shqiptuar edhe gjoba gjatë kontrolleve te “Qafa”, ndaj qytetarëve që nuk kanë pasur maska e që ishin duke udhëtuar me autobus.
Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqituar 722 tiketa për mosrespektim të masave antiCOVID.