Korenica tregon si flet Kurti me deputetët: Ka caktuar njerëzit e tij për komunikim

Korenica tregon si flet Kurti me deputetët: Ka caktuar njerëzit e tij për komunikim

Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka treguar se si komunikon kryeministri Albin Kurti me atë si deputet i partisë së tij.

Ai ka thënë se për çështje të ndryshme, Kurti komunikon përmes njerëve që i ka caktuar, që janë zëdhënës, këshilltarë por edhe ministra.


“Kurti komunikon përmes njerëzve, janë zëdhënës e tij, këshilltarët e tij, ministrat me të cilët kemi raport të drejtpërdrejtë, dikush përgjigjet menjëherë, dikush vonohet, dikush nuk përgjigjet fare që nuk është në rregull”, ka thënë ai në DPT te Fidani.

Në kuptimin e komunikimit, Korenica ka thënë se ka hapësirë për përmirësim nga të gjithë.

Korenica ka qenë në qendër të vëmendjes muajve të fundit për shkak të përplasjeve me partinë e tij, fillimisht për çështjen e Kodit Civil, por edhe për cështje të tjera.

Korenica e quajti kriminel politikanin serb Oliver Ivanoviq, të cilin kryeministri Kurti e përkujtoi me fjalë të mira në pesëvjetorin e vrasjes.

Related Articles