Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Jordanisë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Pas 45 minutash lojë, mysafirët janë në epërsi minimale ndaj Dardanëve.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Faisal në minutën e 18-të, me një gjuajtje të devijuar nga distanca.
Goli i Baha Faisal: VIDEO
Përkundër disa rasteve, Kosova nuk bëri lojë të mirë në fraksionin e parë të ndeshjes.
Mbetet të shihet reagimi i ekipit të Kosovës në vazhdim.
/Gazeta Enigma/