Kosova dhe Mali i Zi fillojnë bisedimet për marrëveshje dy palëshe në fushën e sigurisë ushqimore

Kosova dhe Mali i Zi fillojnë bisedimet për marrëveshje dy palëshe në fushën e sigurisë ushqimore

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, vizitoi sot Podgoricën për të thelluar bashkëpunimin me autoritetet malazeze në fushën e sigurisë ushqimore dhe shëndetit veterinar.

Gjatë vizitës, ai u prit nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Vladimir Jokovic, dhe homologu i tij, Drejtori i Autoritetit të Ushqimit, Vladimir Djakovic, shkruan Gazeta Enigma.

Temat e diskutimit ishin bashkëpunimi në shkëmbimin e informacionit mes autoriteteve për të rritur sigurinë e produkteve ushqimore për konsumatorët e dy vendeve.

“Në fushat specifike ku njëri autoritet posedon ekspertizë me të lartë të ndaj përvojat me autoritetin tjetër. Kosova do të ndihmohet sidomos në fushën e kontrollit të produkteve të detit, fushë të cilën Mali i Zi e ka shumë të zhvilluar.

Në muajt e ardhshëm, do të punohet edhe në krijimin e lehtësirave të të berit biznes mes dy vendeve. Sidomos në kontrollin kufitar Veterinar dhe Fitosanitar”, thuhet ne njoftim./GazetaEnigma/

Related Articles