Gazetari Idro Seferi ka folur për pritshmëritë e tij lidhur me takimin e sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Seferi, në një intervistë për Klan Kosova, tha se Kosova dhe Serbia mund të nënshkruajnë marrëveshje sot në Ohër.
Por, sipas Seferi e rëndësishme është të dihet se cfarë do të ndodh pas kësaj marrëveshje në rast se arrihet.
“Është e rëndësishme të shohim se për çka është rënë dakord në takime pasi kjo do të saktësonte se çfarë marrëveshje do të ketë dhe çfarë mund të pranohet nga pikat e marrëveshjes, po ashtu edhe si do të ecë procesi i mëpasshëm”.
“Natyrisht se Kosova dhe Serbia mund të firmosin një marrëveshje por pjesa që është e rëndësishme është se çfarë do të ndodh pas kësaj marrëveshje, se kjo marrëveshje do t’ju jep fund konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë që i kemi pasur në dialog”.
“Apo do të ketë një marrëveshje ku më pas do të evitohet zbatimi i disa pikave dhe kjo do të ishte vetëm përsëritje e viteve të fundit dhe jo bazë për fundin e dialogut” tha Seferi.