Kosova do të marrë pjesë në kampionatin botëror të lojërave ‘online’ në Izrael

Kosova do të marrë pjesë në kampionatin botëror të lojërave ‘online’ në Izrael

Vendi do të garojë me CS:GO dhe Dota2, tha në postime në fb në faqen e komunitetit të lojtarëve të këtyre lloje sportesh, shkruan Gazeta Enigma.

Kosova do të marrë pjesë në kampionatin e lojërave ‘online’, ‘World Championship IESF 13’ që do të mbahet në Izrael.

Vendi do të përfaqësohet nga dy ekipe, njëri prej tyre që do të garojë në lojën CS:GO dhe ekipi tjetër në Dota2.

Lajmin e ka bërë të ditur komuniteti i ‘gamerave’, XPortalEsports, përmes një postimi në Facebook.

Kosova në Izrael me dy ekipe në kampionatin botëror. Kemi marrë lajmin që Kosova në CS:GO dhe Dota2 do të luaj në…Posted by Federata Esports Kosova on E mërkurë, 27 tetor 2021

Sipas këtij statusi, komuniteti thotë se pjesëmarrja e tyre ishte konfirmuar nga Izraeli dhe nga vetë kampionati, dhe se ekipet do të nisen më 14 nëntor.

Ndeshjet e para ekipi do t’i zhvillojë më 16 nëntor në Main Event, sipas komunitetit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur financiarisht shpenzimet e të gjithë lojtarëve, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles